Trajnim · Certifikim ndërkombëtar
General Manager
Mëso operimin dhe menaxhimin e strukturave hoteliere sipas standardeve ndërkombëtare — certifikim CHA® nga AHLEI.
- Fillimi24 Prill 2026
- Kohëzgjatja5 ditë intensive
- CertifikimiCHA®
Hapet aplikimi për Trajnimin dhe Certifikimin Ndërkombëtar për General Manager në Hoteleri – Certified Hotel Administrator (CHA®).
Unioni i Turizmit të Kosovës, në bashkëpunim me American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI), sjell për herë të parë në Kosovë programin prestigjioz të certifikimit Certified Hotel Administrator (CHA®) – një nga certifikimet më të njohura ndërkombëtare për drejtues në industrinë e mikpritjes.
Ky program u ofron menaxherëve dhe profesionistëve të sektorit të hotelerisë mundësinë të dëshmojnë aftësitë e tyre menaxheriale, të avancojnë në karrierë dhe të njihen ndërkombëtarisht si profesionistë të nivelit të lartë në menaxhimin hotelier.
Temat kryesore të programit
- Menaxhimi Financiar
- Menaxhimi i Ushqimit dhe Pijeve
- Burimet Njerëzore
- Lidershipi
- Marketingu dhe Shitjet
- Menaxhimi i të Ardhurave
- Menaxhimi i Dhomave
Detajet e provimit
- 200 pyetje me alternativa (multiple-choice)
- Kohëzgjatja: 4 orë
- Provim i mbikëqyrur
- Nota kaluese: 70%
Kriteret për aplikim
Pozita të pranueshme: Menaxher i Përgjithshëm, pronar/operator në një kompani të akomodimit hotelier, ose drejtues ekzekutiv përgjegjës për operimin e dy ose më shumë objekteve hotelierike.
Përvoja e kërkuar: Minimumi 2 vite përvojë pune në pozitë përkatëse. Një diplomë nga institucion akademik i akredituar mund të reduktojë një vit të përvojës së kërkuar.
Detajet e trajnimit
- Data e fillimit: 24 Prill 2026
- Kohëzgjatja: 5 ditë intensive
Kostoja e pjesëmarrjes
| Kostoja e pjesëmarrjes | 1,116 € |
| Kontributi nga Projekti MSJ | − 240 € |
| Kontributi nga bizneset | − 126 € |
| Pagesa e pjesëmarrësit | 750 € |
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në vetëm 20 persona.
Bonus: 20 aplikuesit e parë do të përfitojnë nga oferta speciale.
Kjo iniciativë mbështetet nga Matching Skills to Jobs (MSJ), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact.
Ende pa shqyrtime. Bëhuni i pari që shqyrton “General Manager”.
Adresa juaj email s’do të bëhet publike.
Eksploroni
Trajnime të tjera
-
Aplikimet të hapuraTrajnim
Menaxher i Shërbimit (Supervizor)
Përgatitu për role mbikëqyrëse: standardet e shërbimit, komunikimi me klientët dhe menaxhimi i ekipeve.
Çmimi€230 -
Aplikimet të hapuraTrajnim
Menaxher Kuzhine (Kuzhinier / Ndihmës Kuzhinier)
Programi përgatit pjesëmarrësit për të punuar në ambiente profesionale si restorante dhe kuzhina industriale.
ÇmimiSipas kërkesës -
Aplikimet të hapuraTrajnim
Mirëmbajtës i Dhomave
Pastrimi, organizimi dhe mirëmbajtja e dhomave të hotelit sipas standardeve ndërkombëtare të mikpritjes.
Çmimi€190